Rikthimi i Messit tek Newells jo i pamundur!

Presidenti i skuadrës Newell’s Old Boys, Cristian D’Amico ka përsëritur se dyert e klubit të tij janë të hapura për Lionel Messin, duke theksuar se lojtari duhet vet të deklarohet nëse dëshiron rikthimin tek ish skuadra e tij.

Messi ka qenë pjesë e skuadrës argjentinase përpara se të transferohej në Barcelonë në moshën 13 vjeçare.

Argjentinasi nuk po kalon një formë të mirë në La Liga pasi në rast të fitores së Real Madrid në ndeshjen e ardhshme atëherë Los Blancos do të largohen 4 pikë para Barcelonës në betejën për titullin në Spanjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here