Ronaldo thyen rekordin 60 vjeçar të Juventusit!

Pas plot 60 viteve Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i vetëm që ka shënuar 25 gola në një sezon të vetëm në Serie A për Juventusin.

Këtë objektiv e arriti në ndjeshen e djeshme kundër Torinos kur shënoi nga goditja e dënimit.

Kjo ishte vetëm ndeshja e tij e 26 që do të thotë se portugezi po shënon me një ritëm të frikshëm pothuajse një gol për ndeshje.

35 vjeçari është në garë për Këpucën e Artë në Itali por momentalisht është 4 gola pas Ciro Immobile të Lazios i cili ka shënuar 29 gola në këtë sezon të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here