Michael Owen deklaroi që besnikëria e klubit të Liverpool ndaj Divock Origi i kushtoi atyre me pamundësinë për të blerë sulmuesin gjerman, Timo Werner.
Werner u përfol shumë për një transferim të mundshëm në Serie A gjatë kësaj vere ku vetë lojtari deklaroi që do të përshtatej mirë më skuadrën e Jurgen Klopp.
Përfaqësuesi i kombëtares gjermane ishte nisur për një transferim në Anfield Road mirëpo në fund hyri në garë Chelsea e cila bëri një ofertë më të mirë për gjermanin dhe siguroi shërbimet e tij.