Crystal Palace është shprehur e gatshme për të bërë një lëvizje për transferimin e sulmuesit të Celtic, Odsonne Edouard, raporton The Sun.
‘Shqiponjat’ janë të gatshmë të ofrojnë plot 25 milionë funta për ta bindur futbollistin që të transferohet në Selhurst Park gjatë kësaj vere.
Arsenal dhe Leeds janë gjithashtu dy skuadrat tjera që kanë shfaqur interesim për Edouard i cili këtë sezon ka shënuar 28 gola në 45 ndeshje të zhvilluara.