Ezequiel Garay mund të transferohet në Serie A prej sezonit të ardhshëm, raporton Super Deporte.
33 vjeçari la këtë vit Valencian pasi pësoi një dëmtim të frikshëm në ligament por tani ai po planifikon rikthimin në fushën e blertë.
Roma dhe Inter kanë shfaqur interesim për transferimin e tij ndërsa nuk duhet të nënvlerësohet as interesi i Atletico Madrid dhe i klubit portugez të Benficas.