Manchester United duket se e ka gjetur sulmuesin që po e kërkonte edhe atë në Superligën turke.
Bëhet fjakë për sulmuesin norvegjez Alexander Sorloth i cili këtë sezon gjendet në vendin e parë në listën e golashënuesve me 21 gola të shënuar.
24 vjeçari është i huazuar tek turqit e Trabzonspor por kartoni i tij është në pronësinë e skuadrës së Crystal Palace.
Djajtë e Kuq kanë filluar menjëherë lëvizjet dhe po bëhet gati një ofertë prej 30 milionë eurosh në drejtim të skuadrës angleze.