Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes ka mohuar zërat që thonë se skuadra e tij ka shfaqur interesim për shërbimet e portierit të Ajax, Andre Onana.
Rolfes deklaroi se klubi është i kënaqur me performancën aktuale të portierit të saj finlandez, Lukas Hradecky.
‘Lukas zhvilloi një sezon të mirë. Ne kemi një portier të mirë’- deklaroi Rolfes për Bild.