Milan ‘gjueti’ në La Liga, transferon mbrojtësin e Barcelonës dhe mesfushorin e Espanyol!

Ka disa objektiva që skuadra e Milanit po i ndjek dhe akoma nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për transferimin e tyre mirëpo tek dy emrat e futbollistëve të La Ligas ndryshon çështja.

Milan javëve të fundit ka bërë një kthesë 360 shkallë në planet e saj për të ardhmen e klubit.

Siç raporton MilanNews, Rossonerët javëve të ardhshme do të transferojnë mbrojtësin e Barcelonës Emerson Royal dhe mesfushorin e Espanyol, Marc Roca.

Megjithatë tani nuk janë bërë të ditur ofertat që do bëhen në drejtim të tyre pasi klubi po tenton të rinovojë me Ibrahimovic dhe Donnarumman dhe sapo të arrihen këto dy marrëveshje kuqezinjtë priten të hidhen menjëherë në sulm për këtë dyshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here