Raportohet se Paris Sant Germain tashmë ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Bayern Munich për Thiago Alcantara.
Spanjolli nuk dëshiron qëndrimin tek bavarezët duke refuzuar rinovmin e kontratës me ta.
Le10Sport raporton se bisedimet janë duke u zhvilluar mes dy klubeve por vet futbollisti dëshiron një transferim tek skuadra e Liverpool.
Nga ana tjetër edhe Liverpool ka nevojë për një mesfushor dhe gjithashtu ka shfaqur interesim për shërbimet e ish futbollistit të Barcelonës.