Barcelona dhe Juventus kanë gati shkëmbimin e rradhës, raporton Sport.
Një muaj më parë Katalanasit dhe Biankonerët realizuan shkëmbimin Arthur-Pjanic.
Mirëpo nuk mbaron me kaq, Bartomeu dhe Agnelli kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Rodrigo Bentancur dhe Ivan Rakitic.
Uruguaiani nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe dëshirojnë Rakiticin në këmbim. Bentancur është 23-vjeç dhe Barcelona do të duhet të ofrojë edhe një shumë parash përveç kartonit të Rakitic.