Talenti brazilian Patrick de Paula Carreiro ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiana duke përfshirë Atletico Madrid, Marseille dhe skuadrën italiane të Inter, raporton verzioni brazilian i ESPN.
Raporti detajon se skuadra italiane është super favorite për të nënshkruar me 20 vjeçarin i cili luan si mesfushor defenziv.
Majtaku e tregoi veten e tij në 4 ndeshjet që zhvilloi në fazën e fundit të kompeticionit.
Palmeiras ka shprehur gatishmërinë e saj për shitjen e 20 vjeçarit në qoftë se një ofertë prej 20 milionë eurosh vjen në drejtim të tyre.
Mediat brazilian raportojnë se skuadra e Conte është favoriti kryesor për të arritur këtë gjë.