Massimiliano Allegri ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Tottenhamit në Champions League.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka ftuar 21 futbollistë për përballjen ndaj Tottenhamit në kuadër të Champions League.
Në listën e të ftuarve është sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, që kishte munguar në ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit.
Por, për këtë takim nuk do të jenë Mario Mandzukic, Juan Cuadrado dhe Federico Bernardeschi për shkak të lëndimit.
Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në Wembley të Londrës.