Mesfushorit të Manchester United Marouane Fellainit do ti ofrohet një kontratë 4 vjeçare nga skuadra franceze e Paris Saint Germain, supozon Le 10 Sport, nëpërmjet Sport Witness.
Fellaini mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe ka refuzuar çdo lloj oferte për të rinovuar me “Djajtë e Kuq“.
Përfaqësuesi i kombëtares belge pritet të largohet në një transferim falas gjatë verës ku PSG po përgatit një ofertë për futbollistin ku me të cilën pritet që mposhtë konkurencën e Romës, Besiktas dhe Galatasarayit.