Milani është duke e përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe përkundër lojtarëve me eksperiencë si Bakayoko, Rosonerët janë duke piketuar edhe futbollistë të rinjë për të ardhmen.
Rosonerët kanë dërguar ofertë prej 15 milionë euro për mbrojtësin e Sporting Lisbonës, Nuno Mendes, raporton gazeta portugeze O Jogo.
Klauzola e tij është 45 milionë euro, mirëpo mundësia e arritjes së marrëveshjes nuk përjashtohet.
Mendes është vetëm 18-vjeç dhe luan si mbrojtës i krahut të majtë, mirëpo mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.