Papu Gomez mund të largohet nga Atalanta këtë verë dhe ta vazhdojë karrierën në një destinacion atraktiv.
33-vjeçari ka marrë një ofertë faraonike dhe mund të largohet nga Atalanta këtë verë.
Al-Nassr i ka ofruar Gomezit kontratë dy vjeçare me pagë prej 12 milionë eurove në sezon, ndërsa Atalantës 15 milionë euro për transferimin e tij. Papu përfiton 1.8 milionë euro te Atalanta.
Përveç pagës, Papus i është ofruar edhe vilë private dhe shoqërues personal. Mbetet ta shohim nëse Papu do ta pranojë ofertën.