E përditshmja italiane Corriere della Sera ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Maurizio Sarri mund ti rikthehet shumë shpejtë futbollit.
Sarri u shkarkua nga Juventusi pas eleminimit të hershëm në Ligën e Kampionëve dhe në vend të tij u emërua Andrea Pirlo.
Mirëpo duket se italiani nuk do të qëndrojë për shumë gjatë jashtë futbollit, pasiqë interesim për të ka shfaqur Roma.
Drejtuesit e ri e pëlqejnë Sarrin dhe janë të gatshëm tia besojnë rrolin e trajnerit.
Sarri natyrisht nuk ka asgjë kundër që t’i bashkohet Giallorosëve.