PSG transferon yllin e Serie A!

Pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit i huazuar tek skuadra e Valencias, Alessandro Florenzi duket se tani do të huazohet edhe njëherë por kësaj rradhe tek skuadra e Paris Saint Germain.

Dy klubet tashmë kanë arritur marrëveshjen e huazimit të mbrojtësit të djathtë me të drejtë blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm.

PSG ka qenë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe mesa duket Florenzi është goditja e qëlluar këtë merkato për kampionët e Ligue 1.

Florenzi ditëve të ardhshme pritet të udhëtojë në kryeqytetin francez për të kryer kontrollet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here