Napoli tashmë edhe publikisht ka shfaqur interesimin e saj për të transferuar futbollistin e Barcelonës, Jean-Claire Todibo, raporton Footmercato.
20 vjeçarit i është komunikuar nga Ronald Koeman që nuk ka një të ardhme tek Barcelona dhe se skuadra ka nevojë që të ngrisë fonde të reja nga shitja e futbollistëve që nuk janë më në planet e skuadrës.
Napolitanët janë favoritët kryesorë për transferimin e tij edhe pse për të interesim kanë shfaqur edhe skuadrat e Schalke, Everton, Leicester dhe Benfica.