Inter është njëra nga skuadrat mjaftë aktive në merkato. Neraoxurët kanë siguruar transferimin e Hakimit, Kolarovit dhe së fundmi Arturo Vidal.
Në Meazza pritet edhe një tjetër transferim për krahun e majtë dhe në shënjestrën e Neroaxurëve janë Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso.
Conte është duke krijuar grupin me të cilin synon rikthimin e Scudettos në Milano dhe Neroaxurët do të kenë një skuadër të frikshme për sezonin e ardhshëm
Në portë Handanovic mbetet i pa prekshëm. Në vijën e mbrojtjes do të rreshtohen Skriniar, De Vrij dhe Kolarov.
Në vijën e mesfushës do të rreshtohen Hakimi, Brozovic, Vidal dhe Perisic. Mirëpo në krahun e majtë pritet të ketë ndryshime dhe njëri nga Palmieri dhe Alonso do ta vesh fanellën e Neroaxurëve. Ndërsa Perisic pritet të largohet.
Para sulmit do të jetë Eriksen, ndërsa në krye të sulmit do të jetë dyshja Lautaro-Lukaku.