AC Milan po kalon një formë shumë të mirë në fushën e blertë ku skuadra e Piolit po shënon fitore të njëpasnjëshme.
Mirëpo e njëjta gjë nuk po ndodhë edhe në aspektin financiar ku Rossonerët kanë bërë të ditur humbje prej 195 milionë eurosh gjatë periudhës së Corona virusit.
Për këtë arsye Milan e ka të domosdoshme të shesë njërin prej futbollistëve të saj kryesorë.
Sipas La Stampa, drejtuesit e Milan kanë marrë vendim për shitjen e Hakan Calhanoglu gjatë muajit janar.