Pas dyshimeve të shumta që kishin filluar të hidheshin nga mediat e ndryshme dhe fansat e Barcelonës bëri që më në fund Lionel Messi të tregojë se për herë të tretë do të bëhet baba.
Kjo gjë u bë e ditur sepse ndeshjen e kësaj mbrëmjeje argjentinasi nuk do të luajë fare për shkak të shtatzanisë së bashkëshortes së tij.
Klubi blaugrana e bëri sot të ditur formacionin ku menjëherë ra në sy mungesa e yllit të skuadrës ku atë në ndeshjen kundër Malagas do ta zëvëndësojë kolumbiani Yerri Mina.
Gruaja e Messit mësohet se kishte qenë shtatëzënë që prej tetorit të 2017 ku gjithçka duket se po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme si në fushën e lojës si jashtë saj.