Milan ka marrë fitoren e dytë radhazi në Grupin H të Europa League pasi ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Sparta Prague në San Siro.
Brahim Diaz (24′), Leao (57′) dhe Dalot (67′) kanë qenë autorët e golave për Djallin.
Milan ka shënuar 2 ose më shumë gola në 12 ndeshje radhazi të luajtura në të gjitha kompeticionet për herë të parë që nga fillimi i sezonit 1929/30 të Serisë A.
Mbrëmje për t’u harruar për Zlatan Ibrahimovic, që ka humbur një penallti në minutën e 36-të të ndeshjes. Suedezi ka humbur tre nga pesë penalltitë e gjuajtura për Milan-in, më shumë se çdo lojtar tjetër në 5 kampionatet kryesore që nga gushti i 2020-ës.
Kuqezinjtë kryesojnë grupin me 6 pikë, të ndjekur nga Lille me katër. Francezët kanë marrë një barazim 2-2 kundër Celtic-ut pasi e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 2-0.
Skocezët mbajnë vendin e tretë me një pikë, ndërsa Sprta ndodhet në të fundit me zero pikë.