Chelsea mposht Crystal Palace në „Stamford Bridge“ (VIDEO)

Në ndeshjen e fundit të gjiros së 30. të Premier League, futbollistët e Chelsea kanë arritur ta mposhtin skuadrën e Crystal Palace me rezultatin 2-1.

Duke pasur parasyshë ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës të mërkurën, futbollistët e Contes furishëm e filluan lojën duke e kërkuar fitoren.

Golin e parë për Chelsea e shënoi Wilian në minutën e 25, kurse pesë minuta më vonë “Blutë” shënuan golin e dytë me anë të autogolit të Kelly.

Chelsea pati edhe raste të tjera për gol, kurse golin e vetëm për Crystal Palace e shënoi Aanholt në minutën e 89.

Me këtë fitore Chelsea mbetet në garë me Tottenham për vendin e katërt.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here