Roma ka marrë një fitore të lehtë dhe në dishezë ndaj Cluj. Përballë skuadrës rumune, verdhekuqtë kanë shënuar pesë gola duke larë kështu barazimin 0-0 ndaj CSKA Sofie të ndeshjes së shkuar.
Protagonist ka qenë Borja Mayoral, i ardhur nga Real Madrid, që ka gjetur dy gola sonte. Në pjesën e parë, Fonseca ka përdorur një rotacion të lehtë, duke mbyllur diskutimin në 34 minuta (3-0).
Mkhitaryan hapi sfidën që në minutën e dytë me kokë, më pas do të ishte Ibanez ai që dyfishon. Mayoral shënoi golin e tretë.
Në pjesën e dytë, Fonseca ndryshoi gjithçka dhe aktivizoi futbollistë të tjerë, duke bërë 3 ndërrime fillimisht në të 46′ dhe pastaj edhe dy të tjerë.
Mayoral gjeti golin e katërt dhe në fund shënoi edhe Pedro Rodriguez për 5-0 finale!
Fiton edhe Napoli i Gattusos në Kroaci, ku u përball me Rijeka. Pas një pjese të parë jo të mirë dhe ku vendasit shënuan me anë të Muric, axurrët megjithatë gjetën 1-1 me Demme.
Në pjesën e dytë erdhi autogoli i Braut në të 62′.