Iachini OUT, Fiorentina ka gati emrin e ri!

Sot është mundësia e fundit për Beppe Iachini të shpëtojë vendin e tij të punës tek Fiorentina në ndeshjen që do ta zhvillojnë kundër skuadrës së Parmas.

Një fitore e skuadrës nga Firence do ti jepte një afat kohor tjetër Iachinit i cili ka pasur një fillim shumë të vështirë të sezonit të ri, raporton kështu Gazzetta dello Sport.

Madje e përditshmja italiane ka shkuar edhe më tej duke publikuar edhe emrin e atij që do zëvëndësojë Iachinin në rast se shkarkohet.

Bëhet fjalë për Cesare Prandellin i cili në Serie A ka shumë përvojë dhe kjo mund të jetë ajo që po i mungon kësaj skuadre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here