Manchester City është duke konsideruar transferimin e sulmuesit të Benfikës, Darwin Nunez.
Calciomercato.com, shkruan se Guardiola e pëlqen shumë sulmuesin 21-vjeçar dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij.
Nunez ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola, ndërsa vlera e tij në treg është 20 milionë euro.