Topçinjtë synojnë transferimin e Dominik Szoboszlait.
Siç raporton Gazzetta dello Sport, Arsenali ka nisur bisedimet me Red Bull Salzburg për transferimin e Szoboszlai.
Topçinjtë janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Salzburgu (25 milionë euro).
Interesim për Szoboszlain kanë shfaqur Milan dhe Napoli, por Arsenali për momentin është në pole position për të siguruar transferimin e tij.