Shumë skuadra të mëdha të Premier League janë të impresionuar nga talenti i Interit, Nicolo Barella mirëpo Antonio Conte e cilëson atë të pashitshëm ndërsa Neroazzurët nuk janë duke nxituar për rinovimin e kontratës me të.
Barella është njëri prej futbollistëve kryesorë të Interit këtë sezon pasi po shkëlqen në fushën e blertë duke u shndërruar në një idhull për fansat zikaltër.
Paraqitjet e tij këtë sezon kanë bërë që shumë skuadra të mëdha europiane e veçanërisht nga Europa të rikthejnë vëmendjen nga ai.
23 vjeçari ka një kontratë me Interin që skadon në 2023 dhe Inter duket se nuk e ka për ngut rinovimin me të.