Në sulm për Eduardo Camavinga-n.
18-vjeçari konsiderohet e ardhmja e futbollit: ka debutuar në Champions League dhe në kombëtaren e Francës dhe tashmë është një pikë referimi te Rennes.
Aventura e tij me Rennes duket se do të mbyllet në fundin e këtij sezoni sepse shumë klube të mëdha të Europës janë vënë në ndjekje të tij.
Juventus, PSG-së dhe Real Madrid janë skuadrat më të interesuara.
Për spanjollët është objektivi kryesor i merkatos së verës. Sipas Ok Diario, madrilenët duket se kanë arritur një marrëveshje me lojtarin dhe Rennes është gati të japë ok-in, në këmbimi të një shume të majme.
Objektivi është që të merret në merkaton e verës, kur çmimi do të jetë më i ulët duke parë se do të mungojë vetëm një vit nga skadenca e kontratës.