Raul Jimenez ka konfirmuar interesimin e Manchester United për ta transferuar atë gjatë verës së kaluar dhe nuk ia ka mbyllur derën kalimit në Old Trafford.
Në një intervistë për TUDN Jimenez deklaroi: “Interesim për mua ka shfaqur Juventusi, pastaj edhe Manchester United. United tentoi transferimin tim, por në fund marrëveshja nuk u arrit. Për momentin jam i lumtur te Wolves, por nuk mund ta përjashtoj mundësinë e transferimit te United në të ardhmen.”
Jimenez ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar katër gola, ndërsa kontrata e tij me Wolves skadon në vitin 2024.