Juventus siguron goditjen e parë për merkaton e janarit.
Siç raporton TodoFichajes, Juventus ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Marcelos.
Braziliani nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe në janar do të largohet nga Santiago Bernabeu.
Edhe pse 32-vjeç, Pirlo beson se Marcelo mund ta ndihmojë shumë skuadrën e tij, prandaj ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij.
Biankonerët do ta huazojnë Marcelon me obligim blerjeje për 15 milionë euro, ndërsa braziliani pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2022.