Te Milani janë vënë në kërkim të pasuesit të Zlatan Ibrahimovic dhe një emër i ri ka përfunduar në shënjestrën e Maldinit.
Maldini dhe Massara e shohin sulmuesin e Ajaxit i huazuar te Twente, Danilo Pereira da Silva, si përforcimin ideal për sulmin.
Pereira ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 5 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Rosonerët.
Danilo është 21-vjeç dhe përshtatet me filozofinë e Elliott, prandaj Milan pritet që të nis së shpejti bisedimet me Ajaxin për transferimin e tij në San Siro.