Kritika nga të gjitha anët drejt Jose Mourinhos pas eleminimit nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Sevillas.
Kritikat më të ëmbla janë ato të cilat vijnë nga njerëzit që portugezi i ka kritikuar më herët.
Një kritikë e tillë është deklarata e Mourinhos, se Frank de Boer është trajneri më i dobët në botë.
De Boer pas eleminimut ja riktheu.
“Ndoshta jam trajneri më i dobët në historinë e futbollit, por Mourinho shpenzoi miliona për të luajtur një futboll të tillë”, ka deklaruar De Boer.
Nuk ka dyshim se Mourinho do të kundërpërgjigjet.