Inter pranë marrëveshjes me yllin e Lazios!

Inter është duke punuar në detajet e fundit para se të nënshkruajë një kontratë me qendër-mbrojtësin e skuadrës nga kryeqyteti Lazio, Stefan De Vrij, raporton Gazzetta dello Sport.

Përfaqësuesi i kombëtares holandeze është në fund të kontratës me skuadrën e Lazios dhe e ka paralajmëruar largimin e tij në fund të këtij sezoni.

Edhe përkundër interesimit shumë të madh të Manchester United dhe Liverpool, holandezi mesa duket ka vendosur që akoma të qëndrojë tek Serie A por kësaj rradhe me skuadrën e Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here