Everton është e interesuar që të firmosë me qendër-mbrojtësin e Saint-Etienne Leo Lacroix, i cili aktualisht është i huazuar tek Basel, sipas raportit të Sport Witness.
26 vjeçari ka impresionuar të gjithë pas huazimit tek skuadra zviceriane e sidomos në paraqitjen që bëri kundër Manchester Cityt në Champions League.
Everton duket se është e gatshme që të paguajë rreth 7 milionë paund për Lacroix, i cili mund të jetë i interesuar për një transferim në Premier League.