Tottenham duket se është e gatshme që të ofrojë për Mousa Dembele një rinovim kontrate, sipas të përditshmes The Sun.
Përfaqësuesi i kombëtares belge ka qenë një ndër lojtarët kyç në këtë sezon për Tottenhamin gjë që nuk ka kaluar pa u vërejtur nga drejtuesit e klubit të cilët dëshirojnë ti rinovojnë kontratën futbollsitit i cili po shpreson tani për një pagë prej 100 mijë funtash në javë.
Gjithashtu Spurs është e interesuar për të firmosur me talentin e Red Bull Salzburg, Amadou Haidara, ku 20 vjeçari po vlerësohet si një yll në të ardhmen.