Giovanni La Camera largohet nga Partizani

Giovanni La Camera nuk është më lojtar i Partizanit. 33-vjeçari italian dhe klubi i kuq kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta mbyllur para kohë kontratën e nënshkruar në fillim të sezonit.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Partizanit shkruhet:

“Klubi falënderon lojtarin Giovanni La Camera për kontributin e dhënë me fanellën e Partizanit. Mesfushori i afruar përgjatë merkatos së verës ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit, duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij me 15 herë kampionët e vendit. Mesfushori italian u aktivizua si titullar përgjatë fazës së parë, duke regjistruar 667 minuta, por si pasojë e një dëmtimi në shpinë nuk mundi të ishte prezent në ndeshjet e fundit. Klubi i uron Giovani La Cameras suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.”

Në fakt, spastrimi i futbollistëve të mbërritur nga Italia gjatë merkatos së verës nisi më 22 nëntor, me zyrtarizimin e largimit të Romeo Shahinas, Andrea Selvagiox, Eric Herreras dhe Milan Basrak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here