Milani pranë pezullimit nga UEFA

Probleme të mëdha për Milanin brenda dhe jashtë fushës së blertë. Shuplaka e radhës vjen nga Nioni i Zvicrës. UEFA nuk ka pranuar “Voluntary Agreement” të propozuar nga drejtuesit kuqezi. Projekti i Li Yonghong, i prezantuar që në fillim të nëntorit nga Fassone, nuk e ka bindur komisionin e “Fair Play”-it në UEFA. Pavarësisht argumentave të paraqitura në një dosje prej 150 faqesh, UEFA nuk ka qenë e bindur për potencialin e merkatos kineze.

Por çfarë rrezikojnë tani kuqezinjtë? Në rast kualifikmimi në Champions apo Europa League sezonin e ardhshëm mund të ketë edhe pezullim, ndonëse ende nuk është përcaktuar se me çfarë sanskionesh do të përballet Milani. Sigurisht që në këtë rast peshë të madhe ka edhe dëmtimi i imazhit të një klubi që ka fituar 7 Champions.

Pezullimi do të ishte një katastrofë e vërtetë, ndaj Fassone, si një njeri që i njeh mirë numrat, duhet patjetër të gjejë një rrugëdalje. Bilanci i klubi, pavarësisht rritjes së kapitalit, vazhdon të jetë shqetësues për parametrat e UEFA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here