Debakël ne Bundesliga: Klubet Gjermane me koeficient 10-të në Europë

Përfaqsimi i dobët i klubeve gjermane në kompeticionet europiane ka bëre që Bundesliga të vendoset në vendin e 9-të mes kampionateve europian që kanë përfaqsuesit e tyre në garat europiane.

Hoffenheim,Herta dhe Koln nuk kanë arritur që të kalojnë fazën e grupeve,kurse Freiburg u eleminua në fazën kualifikuese.

Bayerni i Munichut është e vetmja skuadër gjermane që e kaloi fazën e grupeve, kurse Borussia Dortmund dhe Leipzig do të luajnë në Europa League.

Momentalisht koeficienti i gjermanëve është 6000, ky koeficient është larg nga ligat tjera ku Anglia është lider me 12214, kurse në top 3 janë Spanja 11000 dhe Italia me 10833.

Gjermania gjendet në vendin e 9-të këtë sezonë,interesantë ështe fakti se Qipro rradhitet para saj si e 8-ta.

Në ranglistën oficiale të UEFA-s e cila llogarit 5 sezonet  e fundit Gjermania rradhitet  e 4-ta. Gjermania ka fatin pasi që UEFA e ndërroi sistemin e vlerësimit sepse sipas rregullave të vjetra ajo do të ishte e detyruar që nga sezoni i ardhshëm të përfaqsohej vetëm me 3 ekipe ne Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here