Higuain-Icardi përplasje në shifra

Ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, Juventus – Inter. Të shtunën në orën 20:45, në “Allianz Stadium” të Torinos, luhet një pjesëz e titullit të Serisë A, me ziklatrit që janë të vetmit të pamposhtur në 15 javët e para të kampionatit italian.

Një përballje ku u besohet dy “bomerave” respektivë, Gonzalo Higuainit dhe Mauro Icardit. Janë të dy argjentinas, rivaliteti mes të cilëve shtrihet edhe në përfaqësuese për të një vend përkrah Lionel Messit në “Rusi 2018”. Pikërisht ky duel mund të jetë vendimtar për rezultatin e derbit të Italisë. Por cilat janë statistikat e dy prej sulmuesve më të shquar të Serisë A?

GONZALO HIGUAIN:

156: ndeshje në Serinë A me Napolin dhe Juventusin

74: Janë takimet ku ka shënuar Higuain (47%)

104: Gola

21: Gola me të majtën

76: Gola me të djathtën

96: Gola brenda zonës

8: Gola jashtë zonës

12: Gola me 11-metërsh

24: Dygolësha (3 Lazios, 2 Torinos, Milanit, Genoas, Sampdorias, Bolognas, Atalantës, Sassuolos; 1 Cesenës, Interit, Empolit, Cagliarit, Chievos, Pescarës dhe Frosinones)

0: Poker

MAURO ICARDI:

171: Ndeshje në Serinë A me Sampdorian dhe Interin

68: Numri i ndeshjeve ku ka shënuar (39%)

97: Gola

20: Gola me të majtën

60: Gola me të djathtën

92: Gola brenda zonës

5: Gola jashtë zonës

12: Gola me 11-metërsh

18: Dygolësha (2 Sampdorias, Empolit dhe Fiorentinës; 1 Juventusit, Bolognas, Veronës, Palermos, Udineses, Pescarës, Torinos, Crotones, Lazios, Romës, Atalantës dhe Cagliarit)

1: Poker (Pescaras)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here