Klopp: Askush smë ka thënë se Coutinho largohet në Janar

Menaxheri i Liverpulit , ka refuzuar të flasë për ardhmërinë e brazilianit para derbin me Evertonin.

Kohëve të fundit janë shtuar spekulimet për kalimin e Coutinhos te Barcelona, por Klopp konfirmon se nuk ka asnjë arsye që të ndahet me të në janar.

“Nuk kam arsye të mendoj për gjëra të tilla. Asnjëherë nuk flasim për transfera. Çfarë do që të them nuk do të ndaleni duke më pyetur pyetjet e njejta, për at shkak nuk do të flas.

Do të ishte vetëm humbje kohe” ka thëne Klopp.

Për momentin nuk kemi për çfarë të flasim. Askush nuk më ka thënë se Coutinho do të largohet në Janar. Kemi folur tërë verën për këtë çështje dhe nuk dua të flasim prap. Ka theksuar Gjermani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here