Perez: Neymar do të fitonte Topin e Artë me Realin

Florentino Perez i “shkel syrin” Neymarit. Prej disa javësh janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm të sulmuesit brazilian në “Santiago Bernabeu”, por për t’i nxitur edhe më shumë këto spekulime mendoi numri 1 i klubit “merengues”. Në përfundim të ceremonisë së dorëzimit të Topit të Artë Cristiano Ronaldos, Perez, i pyeur nga mediat spanjolle për këto zëra, u përgjigj:

“Të gjithë e dinë që kërkova ta merrja Neymarin. Nëse do të kishte ardhur te Reali, sigurisht që do ta kishte më shumë shanse për ta fituar Topin e Artë. Reali është klubi për të cilin ka nevojë një futbollist i madhe.”

Edhe Kylian Mbappe është një futbollit i kërkuar nga “Los Blancos”, por Perez mendon se ka ende kohë për ta “rrëmbyer” talentin francez.

“Është vetëm 18-vjeç, le ta lëmë të rritet dhe të shohim se në çnivel do të arrijë. Ne i kemi futbollistët më të mirë.”   

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here