Juve rrëmben dy yje për një ditë

Në Juventus duket se janë të shqetsuar për renditjen aktuale të tabelës. Inter është i pari, Napoli e dyta kurse „Zonja e Vjetër“ e treta.

Kryesia e klubit mendon se klubit i duhen përforcime në Janar, për të pasur ekip konkurues në të gjitha frontet si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Sot nga mediat është bërë e ditur se  është arritur marrëveshja me lojtarin e Liverpulit Emre Can, kurse përforcimi i dytë do të jetë gjithashtu nga Premier Liga.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenalit Shkodran Mustafi i cili do të zërë vendin e lënë bosh nga Bonucci. Mustafi ju bashkua Arsenalit në 2016, këtë sezonë ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here