McGregor dhe Pacquiao, sfidë boksi në prill të 2018-ës?

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, boksieri filipinas Manny Pacquiao ka konfirmuar se është duke biseduar me stafin e Conor McGregor për të zhvilluar një duel boksi në prill të 2018-ës. Kjo deklaratë e legjendës së boksit është në të njëjtën linjë me atë të irlandezit të arteve marciale mikse, që ka thënë se rikthimi i tij në kafaz mund të shtyhet sërish dhe të vazhdojë karrierën në ring (fitoi mbi 100 milionë dollarë në debutimin e tij). “Jam fokusuar për të bërë zgjedhjen e duhur, për të dueluar në ring ose kafaz. Viti 2017 ishte historik për mua. Unë arrita të bashkoj për herë të parë sportin e MMA-në”, u shpreh Conor McGregor.

Në këtë pikë të karrierës time, duke qenë se shumicën e kohës e kam kaluar në UFC, janë të shumtë ata që kërkojnë të duelojnë me mua. Ndaj, McGregor mund ta shihni kudo. Unë jam në kërkim të sfidës së duhur, të një sfide tërheqëse, të sfidës që është më fitimprurëse për mua, pasi ky ëhstë biznes. Në 2018-ën jam i hapur për çfarëdo duel luftarak”, u shpreh më tej Conor McGregor, deklaratë që vjen pas asaj të filipinasit, që i kërkon një duel irlandezit në ring. Në gusht të këtij viti, MCgregor dueloi për herë të parë në boks dhe u mund nga Floyd Mayweather, por ende nuk ka mbrojtur titullin kampion në UFC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here