Neymar: I lumtur që nuk do të luajmë kundër tyre

Debakli në Belo Horizonte është njëri prej më të mëdhenjve në historin e Brazilit dhe shumica menduan se ‘karioket’ nuk do të mund ta marrin veten.

Megjithatë, Brazili u rikthye dhe sipas bastoreve është një ndër favoritët për fitimin e Botërorit 2018.

Ylli i parë i skuadrës së Brazilit Neymar ka deklaruar se është i lumtur që nuk do të luajnë kundër skuadrave afrikane.

„Duhet të tregojme sa mundemi, sidomos në fillim, kurse me kalimin e kohës të arrijmë formën më të mirë. Nuk kemi grup të lehtë por ne e dimë se çfarë pritet prej nesh.Jam i lumtur që nuk kemi skuadra në grup nga Afrika pasiqë janë skuadra të përgatitura fizikisht dhe është e vështirë të luash kundër tyre“ , është shprehur Neymar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here