Video: West Ham befason „blutë” e Kontes

Sot me fillim prej orës 13:30, u luajt ndeshja mes West Ham dhe Chelsit. 

Në  ndeshjen e parë të Premier Ligës për këtë javë ka ardhur edhe befasia e parë , West Ham e cila rradhitet në zonën e rrezikut ka arritur të fitojë kundër Chelsit me rezultat minimal 1-0.

Marko Arnautoviç për mrekulli u gjend në gjashtëmbëdhjetshen e  “bluve” dhe arriti ta dërgoj topin në rrjetë që në minutën e 6-të.

Ky ishte një nga rastet e vetme të “çekanëve” në këtë ndeshje por që u siguroi atyre 3 pikët e vlefshme. Nga ana tjetër Chelsi ka lëshuar mundësinë që të afrohet me skuadrat e Mançesterit.

Për skuadrën e West Ham kjo ishte fitorja e tretë në këtë sezon kurse skuadra e Kontes regjistroi humbjen e katërt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here