Cristiano Ronaldon e pret dënim i rëndë

Sipas „AS“ nësë vërtetohet akuza kundër Cristiano Ronaldos ai do të dënohet  më së paku 30 milion euro.

Bëhet fjalë për yllin e Real Madridit i cili është nën akuza për evazion fiskal prej 14,8 milion eurosh, për të drejtat e imazhit nga viti 2011 deri 2014.

Prokuroria bënë të ditur se fituesi i Topit të Artë ka përodurur shërbimet e kompanive offshore për ti ikur tatimeve. Mbi Ronaldon janë katër akuza, nga një akuzë për 2011,2012,2013 dhe 2014.

Për çdonjërën akuzë parashihet dënim prej 2 deri më 6 vite, megjithatë prokuroria këmbngulë për një dënim të përgjithshëm prej 7 viteve.

Ronaldo përveç 30 milion eurove do të duhet të paguaj edhe 14,8 milion eurot për të cilat është i akuzuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here