Juventus fiton garën përforcimi i madh po vjen

Sipas mediave italiane futbollisti i Liverpoolit Emre Can në fund të sezonit do të transferohet te Juventus si lojtar i lirë.

Futbollisti Gjerman nuk ka dëshirë ta vazhdojë kontratën me Liverpulin, kurse për një kohë të gjatë është në bisedime me Zonjën e Vjetër. Mediumet bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur dhe se Can do të firmos që në Janar.

Emre Can në Juventus do të përfitojë 4 milion euro në sezonë si dhe bonuse, kurse do ta zërë vendin e Sami Khediras i cili do të largohet në fund të sezonit.

Interesim për lojtarin Gjerman kanë treguar disa klube europiane ndër to Manchester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here