Konte: Nuk jemi të aftë të luftojmë për titullin

Pas humbjes me West Ham, trajneri i Çelzit, Antonio Konte zyrtarisht ka deklaruar se është dorëzuar nga gara për titullin.

Italiani pas ndeshjes ishte i sinqertë dhe deklaroi se skuadra e tij nuk mund ta mbron titullin.

„Nëse don të ngelesh në garë, duhet të kesh rezultate të mira në kontinuitet. Në rastin tonë është ndryshe. Nëse humbet 4 ndeshje, nga 16 të luajtura atëherë ti nuk je më në garë. Kur humbet kundër  skuadrave si West Ham që është në fundin e tabelës, duhet ta kesh të qartë se skuadra është larg mbrojtjes së titullit. Duhet ti ndërrojmë gjërat“ ka deklaruar Konte.

Çelzi pas 16-të ndeshjeve të luajtura është në vendin e 3-të me 32 pikë 11 më pak se kryesuesi i tabelës Manchester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here