Rrëfen Guardiola: Ferguson më kërkoi ta zëvendësoja

Sot luhet derbi i Mançesterit , i cili këtë sezonë ka rëndësi të veçantë pasi që të dy klubet janë rivalë direkt për titullin.

Para derbit të Mançesterit Guardiola pranoi se Ferguson ka kërkuar që Guardiola ta zinte vendin e tij te pankina e Manchester United në 2012.

„E di se çfarë më tha por nuk  më kujtohet mirë. Ai fliste aq shpejtë sa ishte e vështirë ta kuptoja. Anglishtja ime edhe sot nuk është në nivelin e duhur. Ferguson kërkoi nga unë që të isha pasuesi i tij në „Old Trafford“ , por unë isha nën kontratë me Barcelonën“.

Rruga e çoi Guardiolën në anën tjetër të Mançesterit. Pas largimit nga Barcelona Guardiola e mori udhëheqjen e Bayernit kurse para dy viteve u bë trajner i Manchester Cityt.

„Kur vendosa për largimin tim nga Bayerni City ishte klubi me ofertën më konkrete. Nuk më vjen keq aspak që zgjodha këtë klub“, u shpreh Guardiola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here